O, njeri i pa kry

Kultura

O, njeri i pa kry

Nga: Dedë Preqi Më: 20 prill 2024 Në ora: 13:30
Dedë Preqi

Çka të mungon së pari,

A e ke rehatinë

A e ke paqjen

A e ke lirinë

Sepse pa këto elemente

Njeriu është i mangët.

Rehatinë e kam e se kam,

Paqjen e kam e se kam,

Lumturinë e kam e se kam,

Përse atëherë nuk e di ku je nisur

Dhe s’të zë vendi vend,

Më duket se qenke vërbuar !

Duke bërë punën tënde

Ke shkelur mbi kokat e njerëzve,

Sikur mbi pllakat e trutuarit

I ke sukulluar si çakajt,

Si hienat e ujqit e tërbuar,

Si coftinën korbat e zi

Dhe thua se jam i pastër

Dhe nuk mbajë përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat