Kërcënoi dhe goditi me grusht mjekun, bie në pranga 32-vjeçari në Kukës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Kukësi

Kërcënoi dhe goditi me grusht mjekun, bie në pranga 32-vjeçari në Kukës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi kërcënoi dhe goditi me grusht një mjek në Kukës.

Mbi autorin A. H., banues në Kukës, rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024 ka kanosur dhe goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.

“Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç”, sipas njoftimit të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat