Gjendet e vrarë një vajzë në Prishtinë (Foto)

Kronikë e zezë

Gjendet e vrarë një vajzë në Prishtinë (Foto)

Më: 18 shkurt 2016 Në ora: 22:42

Një femër e moshës së re me inicialet D.Zh, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë mbrëm pasmesnate.

Dyshohet se vajza është vrarë me armë zjarri pas një konfliki që ka pasur me të dashurin e saj

Sipas informatave që posedon Magazina, nga burimet e afërta me viktimën një person me iniciale A.D tashmë është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është duke u mbajtur në paraburgim, po ashtu sipas të njejtit burim, personi i arrestuar dyshohet se ka qenë në lidhje dashurie me viktimën dhe ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur rasti.

Gjithsesi të gjitha mbeten të vertetohen nga hetimet e policisë dhe nga mjeksia ligjore, pasi trupi është dërguar për obduksion dhe deshmitë e vendit te ngjarjës janë duke u ekzaminuar.

Në anën tjetër shoqëria e saj përmes rrjeteve sociale kanë publikuar fotografinë e vajzës, duke shprehur ngushllime për humbjen e saj.

>>Ja kush është vajza me nënshtetësi zvicerane që u gjet e vrarë në Prishtinë (Foto)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat