Vrasja e Andrea Billës në Vlorë për 300 kg kanabis sativa. Dyshohet se janë ish-shokët e tij

Kronikë e zezë

Vrasja e Andrea Billës në Vlorë për 300 kg kanabis sativa. Dyshohet se janë ish-shokët e tij

Më: 7 janar 2016 Në ora: 14:21

Kapja e një ngarkese droge prej 300 kg kanabis sativa, në muajin gusht në Spanje, duket se është shkaku i ekzekutimit të Andrea Billës ose i njohur me emrin Agim Meli në Vlorë. Hetuesit dyshojnë se pjesëtarët e bandës mund të jenë hakmarrë ndaj shokut të tyre, për shkak se ai nuk u arrestua si disa të tjerë, edhe pse dyshohej si pjesëtar.

36-vjeçari babai i tre fëmijëve u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup me një pistoletë tip TT. Në vendngjarje policia ka gjetur 3 gëzhoja.

Kur Billa u ekzekutua ndodhej vetëm pak metra larg hyrjes së pallati ku jetonte tek lagjia “Rilindja”. I sapo kthyer nga Spanja, Billa sipas dëshmitarëve nuk kishte treguar ndonjë kujdes sigurie. Policia shoqëroi për ngjarjen 10 persona, por asnjë të dyshuar.

Para Spanjës viktima ka qenë emigrant në Greqi. Atje dhe ndërroi emrin nga Reagim Mendu Meli në Andrea Billa. Besohet se ky veprim është kryer prej tij për efekt dokumentesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat