Arrestohet një person në Suharekë, në gjendje të dehur rrahu një polic

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Suharekë, në gjendje të dehur rrahu një polic

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Suharekë, pasi  i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar një zyrtar policor.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa zyrtari policor ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku”.

“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat