Aksident i frikshëm në Vlorë, 32-vjeçari përplas për vdekje burrin që po qarkullonte me biçikletë

Kronikë e zezë

Aksident i frikshëm në Vlorë, 32-vjeçari përplas për vdekje burrin që po qarkullonte me biçikletë

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 22:25
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Vlorë. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum një 32-vjeçar ka përplasur për vdekje një 46-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e dëmtimeve fatkeqësisht shtetasi D.K, 46 vjeç ndërroi jetë në spital. Ndërkohë drejtuesi i mjetit “Lexus” shtetasi K.C është shoqëruar në komisariat.

“Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat