Konfiskohen afër gjysmë milion euro mallra të kontrabanduara në Prizren

Kronikë e zezë

Konfiskohen afër gjysmë milion euro mallra të kontrabanduara në Prizren

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 11:30
Ilustrim

Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, sot kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit.

Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se janë konfiskuar rreth 450,000.00 euro mallra të kontrabanduara.

Ndryshe, sipas njoftimit të Doganës, ky operacion u fokusua në identifikimin e mallrave pa prejardhje të dokumentuar në kuadër të përpjekjeve për të luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme.

“Rezultatet e operacionit si në vijim:

10 kg ari pa dokumentacion të rregullt.

3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt.

Vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat