Dy automjete janë përfshirë në një aksident komunikacioni në dalje të qytetit të Lipjanit. Në këtë aksident është përfshirë një veturë zyrtare, ndërkaq përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Nga Policia e Kosovës i kanë thënë medias se janë duke e hetuar rastin lidhur me shkaktarët që kanë çuar deri te aksidenti.
“Aktualisht nuk i dimë shkaqet e aksidentit por Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin dhe duke i bërë matjet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në këtë aksident është e përfshirë një veturë zyrtare me targa ‘3Z’ dhe një automjet i punës”, ka bërë të ditur nga Policia.
Shkaku i këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në hyrje-dalje të qytetit të Lipjanit.
Telegrafi ka mësuar se gjatë muajve të fundit janë shënuar një numër mjaftë i madh i aksidenteve me vetura zyrtare, derisa në muajin e kaluar dy aksidentet të tilla janë shënuar vetëm në Komunën e Shtimes.