Njësitë policore të Stacionit Policor në Kamenicë me datën 23.07.2024 në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit për media thuhet se në njërin rast kundërvajtësi është hasur duke tejkaluar kolonën.
Me ç’rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.
“Në rastin tjetër është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit gjatë matjes së alkoolit me alkool test është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj”, thuhet në njoftim.