Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit fizik në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në ora 01:20.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen në kërkim policor.