Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjakovë ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre e Policisë.
Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën "Gaspër Karaqi" në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar)”, ka thënë Elezaj.
Ndërsa, lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit.