Policia ka njoftuar se ka gjobitur një person në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, i cili ka tejkaluar shpejtësinë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditut se ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 300 eurosh si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh.
“Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 23.07.2024 rreth orës 04:45 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive ” në Ferizaj, ka ndaluar shoferin I.H (RMV), i moshës 22 vjeçar, i cili me veturën e tij BMË zhvilloi shpejtësi 128 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro dhe masë mbrojtëse prej tre ( 3) muajve”.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet tutje në njoftim.