Një pushues nga Kosova është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar mjekësisë ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet.
Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimeve të familjarëve është vdekje natyrale.