Bie ashensori i një banese në Vushtrri, lëndohen dy gra

Kronikë e zezë

Bie ashensori i një banese në Vushtrri, lëndohen dy gra

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Dy gra kanë marrë lëndime trupore mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në ashensorin e një banese në Vushtrri.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, rasti është iniciuar dhe hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Vushtrri 22.07.2024, 22:38 në rrugën ’Ismajl Qemajli’, Vushtrri. Është  raportuar se dy viktimat, kanë pësuar lëndime në ashensor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ “, ka thënë Zahiti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat