Një grua në Malishevë, është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe djali i tij, pas një mosmarrëveshje në familje.
Të dyshuarit janë arrestuar, dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të hënën.
Ndërsa viktima ka shkuar te familja e saj, bën të ditur raporti i policisë.