Një grua në Viti e ka njoftuar policinë e Kosovës se para një viti është sulmuar seksualisht nga një burrë në Viti.
Lidhur me rastin është arrestuar I dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viti 2023 – NN. Me 22.07.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se para një viti, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte ngacmuar-sulmuar seksualisht viktimën.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.