Mbi 300 euro, kartela bankare dhe dokumente, qytetari në Pejë e gjen dhe e dorëzon në polici një çantë bashkë me kuletë

Kronikë e zezë

Mbi 300 euro, kartela bankare dhe dokumente, qytetari në Pejë e gjen dhe e dorëzon në polici një çantë bashkë me kuletë

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 11:57
Ilustrim

Një qytetar në Pejë ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale në të të cilën e ka dorëzuar sot në stacionin policor atje.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në të kanë qenë mbi 300 euro, kartela bankare dhe dokumente personale, si dhe të gjitha këto i janë dorëzuar një qytetareje që i kishin humbur.

Njoftimi:

Pejë, 22 korrik 2024

Me datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari, F.S. i cili ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:

– Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë pesë cent (335.25) Euro
– Njëzetë (20) dollar Amerikan
– Kartela bankare
– Dokumente personale.

Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat