Katër burra janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.
Policia bën me dije se njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të mprehta. Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri është dërguar në QKUK për trajtim.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë policia.