Vjedhja e bagëtive: 60-vjeçari nga një fshat i Lipjanit e gjen stallën thatë, hajnat ia marrin viçat

Kronikë e zezë

Vjedhja e bagëtive: 60-vjeçari nga një fshat i Lipjanit e gjen stallën thatë, hajnat ia marrin viçat

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 07:49
Ilustrim

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive.

Kështu ka ndodhur edhe dje në fshatin Bregu i Zi në Lipjan, ku hajnat kanë shkaktuar dëme mijëra euro.

Burime bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa viça, vlera e të cilave është rreth 5 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer pas mesnate, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat