Prishtinasi ushtron dhunë ndaj gruas veç pse i rregulloi thonjtë, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Prishtinasi ushtron dhunë ndaj gruas veç pse i rregulloi thonjtë, ajo e denoncon në Polici

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 07:19
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga partnerët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Prishtina, pasi dyshohet se një person ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në deklaratën e viktimës, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre që eskaloi në dhunë.

Motivi dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje pasi viktima kishte rregulluar thonjtë, për çka i dyshuari është revoltuar dhe është kapur me të.

Për shkak të presionit dhe paralajmërimit se do ta pësojë keq, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin ndaj tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhuna në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat