Ky është i dyshuari për therjen me thikë në Deçan, tentoi ta vras punëtorin e Shell-it

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari për therjen me thikë në Deçan, tentoi ta vras punëtorin e Shell-it

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 06:50
Ilustrim

Një person është therur me thikë sot në Deçan. Rasti siç mëson Gazeta Sinjali ka ndodh tek pompa e derivateve “Shell”, në rrugën “Luan Haradinaj”.

Gazeta mëson se me thikë është therur punëtori i kësaj pompe në Deçan.

I dyshuar për rastin zbulon ekskluzivisht Gazeta është: Fitim Gecaj, i cili është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Rastin e therjes e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Ai bëri të ditur se i dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjes së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes mirëpo është arrestuar nga Policia”.

“Gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekuestruar, i njëjti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ”Vrasje në Tentativë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat