Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Për më tepër në vendin tonë numërohen disa raste të cilat kanë përfunduar me fatalitet.
Dy raste të ndara të dhunës në familje kanë ndodh edhe sot në Prizren.
Media ka mësuar se viktimat i kanë paraqitur rastet e dhunës menjëherë në Polici.
Pas hetimeve dy të dyshuarit janë arrestuar nga zyrtarët policorë. Ata po hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’.
Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare për rastet e dhunës të paraqitura nga dy gratë në Prizren.