Një person është therur me thikë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Si pasojë e plagëve të marra viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, konfirmon arrestimin e personit të dyshuar lidhur me rastin.
Rugova tha për median se i dyshuari tentoi ikjen, por i njëjti u arrestua dhe iu konfiskua thika.
“Me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë”, tha Rugova.
Konfirmimi i plotë i zëdhënësit Rugova:
Sot rreth orës 13:45, Policia është informuar për një incident i cili ka ndodhur në rrugen ” Luan Haradinaj” në Deçan.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, aty kuptohet se i dyshuari e ka sulmuar me mjet të mprehtë ( thikë) viktimen, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë”.