Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se shtënë me armë zjarri disa herë.
Policia ka bërë të ditur se pistoleta ishte me gaz dhe e njëjta është sekuestruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte shtënë me armë zjarri disa herë.
Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.