Ky është i arrestuari për të shtënat me armë në Ferizaj, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Ky është i arrestuari për të shtënat me armë në Ferizaj, ndalohet për 48 orë

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 08:15
Ilustrim

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve.

Kështu ka ndodhur edhe të premten pas mesnate në Ferizaj, ku në një aheng familjar në rrugën ‘’Epopeja e Jezercit” kishte të shtëna me armë zjarri.

Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe i është sekuestruar arma e përdorur.

Media ka mësuar se personi i prangosur është Driton Idrizi, rreth 36-vjeçar.

I njëjti pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

“I dyshuari D.I është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë). Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat