Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Kështu dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Ratkoc të Rahovecit, ku një person u arrestua nën dyshimet për dhunë në familje.
Mësohet se i dyshuari 54-vjeçar fillimisht është kapur me vajzat e tij, të cilat nuk I ka lejuar që të nisin punën në një sallon dasmash, e më pas e ka sulmuar gruan e tij pasi kjo e fundit I doli kundër.
Rasti u denoncua në Polici dhe si rezultat është arrestuar i dyshuari, teksa është zbuluar se motivi i gjithë rastit dyshohet se lidhet me xhelozi.
Pas përfundimit të procedurave, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.