Plas sherri në një familje në Malishevë: Burri rrah gruan dhe djalin, i thyen xhamat e shtëpisë

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Malishevë: Burri rrah gruan dhe djalin, i thyen xhamat e shtëpisë

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga fshati Lladroviq i Malishevës, e cila e denoncoi bashkëshortin e saj.

Media mëson se në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në vazhdimësi ka përjetuar dhunë fizike e psikike nga burri, duke i shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Rasti i fundit e shtyu atë të kërkojë ndihmë, me ç’rast ajo vendosi ta denoncojë atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre, kur burri filloi ta rrah edhe djalin – si dhe t’i thyejë xhamat në shtëpi.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku është përballur me denoncimin kundër tij

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën “Dhunë familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat