Një grua ka njoftuar policinë se është dhunuar nga ish-bashkëshorti gjatë kohës sa ajo kishte shkuar për t’i marrë fëmijët e saj.
I dyshuari për rastin është në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Ferizaj, 19.07.2024-12:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se kur ka shkuar t’i merr fëmijët e saj tek shtëpia e ish bashkëshortit, ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e ka dhunuar. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe mbrojtësit të viktimave. I dyshuari është në arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.