Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fushë Krujës, dyshimet e para

Kronikë e zezë

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fushë Krujës, dyshimet e para

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 19:48
Ilustrim

Një 39-vjeçar, i identifikuar si Afrim Shaqiri, i cili vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije si i burgosuri është dërguar pa shenja jete nga burgu në qendrën shëndetësore të qytetit.

Nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale pasi viktima ka qene përdorues narkotikësh dhe trajtohej me metadon.

Trupi i tij mësohet se ndodhet në qendrën shëndetësore të qytetit, ndërsa do t’i kryhet dhe autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat