Katër shtetas të Serbisë kaluan ilegal kufirin Serbi - Kosovë, ndalohen nga policia kufitare

Kronikë e zezë

Katër shtetas të Serbisë kaluan ilegal kufirin Serbi - Kosovë, ndalohen nga policia kufitare

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 11:22
Ilustrim

Katër persona (shtetas të Serbisë) janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit të tyre në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Kamenicë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:15, në pikë kalimin kufitar, Kamenicë.

Tutje në raport thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të Zvicrës, drejtuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe tre pasagjerë shtetas të Serbisë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat