Dy persona janë arrestuar, pasi janë zënë në flagrancë duke pranuar gjësende të blera me kartela bankare të huaja.
Policia e Kosovës bën të ditur se në shtëpitë e të dyshuarve kanë konfiskuar 2 telefona celularë, 2 kompjuterë, 1 llaptop e disa dëshmi.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë duke pranuar gjësende të blera me kartela bankare të huaja.
Gjatë kontrollit të shtëpive të personave të dyshuar , në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 2 telefona celularë, 2 kompjuterë, një llaptopë si dhe disa dëshmi tjera. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.