Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur një grua përmes telefonit.
I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24 orësh.