Policia ka arrestuar dhe i ka konfiskuar një personi në Prizren mbi 300 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu në njoftimin e PK-së thuhet se tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë, karikator i zbrazët e leja e armës.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar janë konfiskuar një pistoletë, 338 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një karikator i zbrazët si dhe leja e armës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.