Vdes një i burgosur në Gjilan, pritet t’i bëhet autopsia

Kronikë e zezë

Vdes një i burgosur në Gjilan, pritet t’i bëhet autopsia

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 09:12
Ilustrim

Ka ndërruar jetë një i burgosur në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një postimi në Facebook. Në njoftim thuhet se K.S ka pasur histori të sëmundjes paraprake.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se më datë 18.07.2024, rreth orës 24:00, në QP në Gjilan, ka ndërruar jetë i burgosuri K.S. K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se organet kompetente janë duke zhvilluar proceduar ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, dhe autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat