Një aksident trafiku ka ndodhur sonte, më 18.07.2024, rreth orës 22:00 në aksin rrugor Lezhë- Milot mes dy automjeteve.
Si pasojë e aksidentit janë goditur edhe disa vetura që kanë qenë të parkuara pranë një restoranti.
Lajmin për kallxo e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai.
“Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Lezhë- Milot, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. Gj., është përplasur me automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L.L, dhe me disa automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë një restoranti”- ka thënë ai.
Sipas tij, nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M.L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”- ka thënë tutje ai.