Është përfshirë nga zjarri një automjet në fshatin Uglar të Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili njoftoi se përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush.
“Më 18.07.2024 rreth orës 14:37 kemi pranuar informacion se në fshatin Uglar komuna e Gjilanit një automjete me targa civile është përfshirë nga zjarri”.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, thuhet tutje në konfirmim.