Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut në magjistralen Ferizaj-Gjilan pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e personit zyrtar dhe ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht atë.
I dyshuari sipas policisë pasi është sjellë në stacion policor i është bërë matja e alkool testit dhe ka rezultuar prezenca e alkoolit.
"Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.