E rëndë: Viktima që u godit për vdekje në autostradë është nga Tetova, ishte ndalur në shiritin emergjent

Kronikë e zezë

E rëndë: Viktima që u godit për vdekje në autostradë është nga Tetova, ishte ndalur në shiritin emergjent

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.

Vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa Policia dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Media mëson se viktima është nga Tetova, i cili është përplasur nga një veturë në lëvizje dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve të para, vetura e viktimës dhe një veturë tjetër kanë qenë të ndalura në autostradë, ndërsa i ndjeri ka qenë jashtë automjetit kur një automjet tjetër e goditi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat