Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në fshatin Ramun të Pejës.
Lajmi u konfirmua nga Driton Rugova, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë.
Rugova bëri të ditur se në aksident ishin të përfshirë tre vetura.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Rugova.