Stacioni Policor në Prizren veri, ka pranuar një informatë se në lagjen Arbana në Prizren është një rast kanosje ma armë.
Ankuesit, vëllezër mes vete pas një mosmarrëveshje me fqinjin e tyre A.H, sipas raportit policor, fillimisht janë fjalosur dhe me pas i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e tij ku ka nxjerrë një armë ku sipas tyre ka shtënë dy herë.
”Pasi janë dëgjuar te shtënat e armës ankuesit janë larguar dhe me pas kanë njoftuar policinë”.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit D.H. (viti i lindjes 1955) i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ankuesit: D.Q (viti i lindjes 1989) dhe D.Q (viti i lindjes 1987).
Gjatë hetimit të rastit, hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale:
• Një Pistoleta VZOR 50 cal.7.65 mm
• Një karikator i zbrazur dhe 26 fishekë
Të dyshuarit janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj tyre ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe do të ngritet kallëzim penal për veprat penale ”Kanosje”, ”Armë mbajtjeje pa leje” dhe ”Përdorimi i armës”.