Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë pak para mesnatës në fshatin Bogë të Pejës. Nga një veturë është shkrepur arma disa herë, për motive akoma të panjohura.
Nuk ka të plagosur nga gjuajtja me armë dhe se rasti ka ndodhur në afërsi të një shtëpie.
Bazuar në informacionet e para, i dyshuari ka shtënë nga vetura dhe më pas ka arritur të largohet me shpejtësi në drejtim të një hoteli.
Burimet e njëjta kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.
Pas përfundimit të procedurave nga njësitet policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të tij, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.