Një person është arrestuar për shkak të veprës “ngacmim” dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:20, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të veprës Ngacmim dhe gjatë arrestimit i njëjti ka rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.