Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 23:30.
“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.B ( M/K) i moshës 44 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut.
I dyshuari A.B është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ .
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.