Një serb dorëzon në polici portofolin e gjetur në Ferizaj

Kronikë e zezë

Një serb dorëzon në polici portofolin e gjetur në Ferizaj

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 15:53
Fotografi/ Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Shtërpca, me iniciale G. Stankoviç ka dorëzuar në polici një portofol me para dhe dokumenta të humbura në parkingun e ‘’The Village-Shopping & Fun’’ në Ferizaj.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pas verifikimit,, sot i janë dorëzuar pronarit 350 franga, 65 euro dhe disa monedha metalike, si dhe letërnjoftimin e RKT-së.

“Me datën 12.07.2024 rreth orës 19:00, një qytetar nga fshati Biti e Poshtme e Shtërpcës , G. Stankoviç, në parkingun e ‘’The Village-Shopping & Fun’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, sot, datë 15.07.2024 pronarit i kthehen paratë, 350 franga, 65 euro, disa monedha metalike dhe letërnjoftimi i RKS-së”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat