Në orët e vona të natës të së dielës, në rrugën “Mbreti Peter” të Mitrovicës raportohet se të dyshuar të panjohur kanë hedhur në një lokal shishen e mbushur me lëndë djegëse (koktej molotovi) me qëllim për ta djegur atë.
Policia njofton se përveç thyerjes së derës hyrëse të lokalit, nuk raportohet për dëme tjera.
Rasti është në hetime.
Gazeta do të ju mbanë të informuar me rastin.