Në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 01:25, është arrestuar një mashkull shtetas i huaj i dyshuar për hyrje dhe qëndrim ilegal në Republikën e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës gjatë verifikimit është konstatuar se këtij individi i ishte refuzuar hyrja në Kosovë më datë 9 Korrik 2024.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.