Llapjani ia kris armës rreth 20 herë në aheng familjar, përfundon në pranga të Policisë

Kronikë e zezë

Llapjani ia kris armës rreth 20 herë në aheng familjar, përfundon në pranga të Policisë

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve.

Kështu ka ndodhur edhe të dielën në Podujevë, ku një person po dyshohet se kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Burimet e sinjalit  brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur rreth 20 gëzhoja, si dhe është kapur i dyshuari.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Kujtojmë se në vazhdimësi është bërë thirrje që të festohet pa armë, por siç duket këto thirrje kanë hasur në vesh të shurdhër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat