E dhimbshme: Fëmija 3-vjeçar nga Rahoveci vdes pasi dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Fëmija 3-vjeçar nga Rahoveci vdes pasi dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku një fëmijë humbi jetën. Lidhur me rastin tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Siç merr vesh media, familja e vogëlushit nga Rahoveci e dërguan fëmijën në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Fatkeqësisht, 3-vjeçari nuk arriti të mbijetojë përkundër intervenimeve të mjekëve dhe ndërroi jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spital, teksa edhe Policia është vënë në dijeni.

Akoma nuk dihet nëse është iniciuar hetim dhe cilat janë detajet tjera të këtij rasti të trishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat