Një person ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Pejës.
Zëdhënësi Fadil Gashi, tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.
“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Gashi.
Mësohet se tashmë i ndjeri, kishte dalur për të shëtitur në atë zonë (për të mbledhur çaj).