Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e së dielës në Gjinoc të Suharekës.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime të lehta.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 10:20 është raportuar për një aksident trafiku në Gjinoc, Suharekë. Si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta”, tha Bytyqi.